“Gjykata e Hagës kriminale” – Në Kuvendin e Kosovës ngjiten postera ku kërkohet lirimi i çlirimtarëve në Hagë
Brenda pak minutave, pritet të nis seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë, do të bëhet shqyrtimi i parë i projektligjit për buxhetin e vitit 2026. Para se të filloj kjo seancë, në dyert e Kuvendit janë vendosur postera ku kërkohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. “Gjykata e Hagës kriminale,…
Lajme
Brenda pak minutave, pritet të nis seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë, do të bëhet shqyrtimi i parë i projektligjit për buxhetin e vitit 2026.
Para se të filloj kjo seancë, në dyert e Kuvendit janë vendosur postera ku kërkohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Gjykata e Hagës kriminale, Gjykata e Serbisë”, “Hashim Thaçi, me ty gjithmonë”, “Drejtësi, jo politikë”, janë disa nga shkrimet e vendosura në dyer të Kuvendit.
Në Gjykatën Speciale në Hagë, që nga 9 shkurti, po thuhen fjalët përfundimtare. Prokuroria e Specializuar ka kërkuar nga 45 vite burgim për secilin prej të akuzuarve në Hagë, ndërkaq mbrojtja ka thënë se Prokuroria nuk ka prova për t’i shpallur fajtor Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. /Lajmi.net/



