BE jep detaje për takimin mes Orav dhe Kurtit: Ranë dakord të rifillojnë punën për reformat për të çuar përpara rrugën evropiane të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot shefin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Në lidhje me këtë takim, detaje ka dhënë zyra e BE-së në Kosovë, shkruan lajmi.net. Ata kanë thënë se Orav në takim e ka uruar Kurtin për rizgjedhjen e tij të tretë si kryeministër i Kosovës. “Ambasadori i BE-së në…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot shefin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Në lidhje me këtë takim, detaje ka dhënë zyra e BE-së në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Ata kanë thënë se Orav në takim e ka uruar Kurtin për rizgjedhjen e tij të tretë si kryeministër i Kosovës.
“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, uroi sot kryeministrin Albin Kurti për rizgjedhjen e tij të tretë. Ata ranë dakord të rifillojnë punën për reformat për të çuar përpara rrugën evropiane të Kosovës”, ka njoftuar zyra e BE-së në Kosovë.
Në lidhje me këtë takim, ZKM ende nuk ka dhënë detaje. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: