Bllokime të pjesshme në rrugën Pejë-Rugovë pas rrëshqitjes së gurëve
Rruga rajonale Pejë–Rugovë është përballur sërish me rrëshqitje gurësh dhe dheu, duke krijuar vështirësi serioze në qarkullim për qytetarët. Sipas informacioneve lëvizja e automjeteve po zhvillohet me vështirësi të theksuara. Situata bëhet edhe më problematike gjatë fundjavave, kur zona frekuentohet nga një numër i madh vizitorësh që i drejtohen Rugovës për pushim dhe aktivitete turistike.…
Lajme
Rruga rajonale Pejë–Rugovë është përballur sërish me rrëshqitje gurësh dhe dheu, duke krijuar vështirësi serioze në qarkullim për qytetarët.
Sipas informacioneve lëvizja e automjeteve po zhvillohet me vështirësi të theksuara.
Situata bëhet edhe më problematike gjatë fundjavave, kur zona frekuentohet nga një numër i madh vizitorësh që i drejtohen Rugovës për pushim dhe aktivitete turistike.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.
