Mynih: Kurti dhe Plenkoviq theksojnë vlerat e përbashkëta dhe mbështetjen për anëtarësim në NATO dhe BE
Në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq-Radman. Sipas komunikatës nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit Plenkoviq i shprehu urimet Kurtit për formimin…
Lajme
Në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq-Radman.
Sipas komunikatës nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit Plenkoviq i shprehu urimet Kurtit për formimin e qeverisë së re. Diskutimet përfshinë situatën në rajon, sigurinë dhe mbrojtjen, bashkëpunimin bilateral si dhe luftimin e krimit të organizuar.
Në fokus të bisedimeve ishte edhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, duke përfshirë mundësinë e organizimit të një mbledhjeje të përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Kroacisë. Kurti dhe Plenković nënvizuan se Kosova dhe Kroacia ndajmë vlera të përbashkëta dhe se Kroacia mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.