Maqedonci takon homologët nga Kroacia dhe Shqipëria, dakordohen për hapa të rinj bashkëpunimi

Në margjinat e Forumit të Sigurisë së Mynihut, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka takuar ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë dhe atë të Shqipërisë. Ky takim është realizuar si vazhdimësi e partneritetit strategjik dhe vizionit të përbashkët për forcimin e sigurisë në rajon. “Gjatë këtij takimi u dakorduan për hapa konkretë për thellimin…

Lajme

13/02/2026 18:27

Në margjinat e Forumit të Sigurisë së Mynihut, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka takuar ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë dhe atë të Shqipërisë.

Ky takim është realizuar si vazhdimësi e partneritetit strategjik dhe vizionit të përbashkët për forcimin e sigurisë në rajon.

“Gjatë këtij takimi u dakorduan për hapa konkretë për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, duke e ngritur atë në një nivel më të strukturuar dhe më të fuqishëm. Vëmendje e veçantë iu kushtua industrisë së mbrojtjes, zhvillimit të kapaciteteve prodhuese në përputhje me standardet e NATO-s për municione dhe sisteme të armatimit, si dhe investimeve strategjike që forcojnë vetëqëndrueshmërinë, rrisin ndërveprueshmërinë dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e paqes, stabilitetit rajonal dhe sigurisë më gjerë”, ka shkruar Ministria e Mbrojtjes. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: