Haxhiu: Shqyrtimi dhe miratimi në parim i Buxhetit për vitin 2026 bëhet të hënën, leximi i dytë të premten

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka shkruar pas përfundimit të seancës së sotme, ku u miratuan katër marrëveshje ndërkombëtare. Ajo ka thënë se ishte një përmbyllj e suksesshme e javës. “Në seancën e sotme, u miratuan marrëveshjet ndërkombëtare për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, në vlerë prej 882.6 milionë euro, si dhe…

Lajme

13/02/2026 18:15

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka shkruar pas përfundimit të seancës së sotme, ku u miratuan katër marrëveshje ndërkombëtare.

Ajo ka thënë se ishte një përmbyllj e suksesshme e javës.

“Në seancën e sotme, u miratuan marrëveshjet ndërkombëtare për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, në vlerë prej 882.6 milionë euro, si dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro, marrëveshje që prej kohësh prisnin miratimin dhe kishin afat skadence. Miratimi i marrëveshjeve, është një lajm i mirë për çdo qytetar, sepse hap rrugë për projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës”, ka thënë Haxhiu.

Në lidhje me projektligjin për buxhetin, Haxhiu ka thënë se leximi i parë do të bëhet të hënën në orën 10:00, ndërsa leximi i dytë të premten.

“Falënderoj deputetët për punën e tyre në komisione parlamentare, për debatin konstruktiv dhe për mbështetjen që e bëri të mundur kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend. Uroj që vendimet e sotme të sjellin rezultate të prekshme për të gjithë qytetarët dhe të kontribuojnë në një zhvillim të qëndrueshëm të vendit tonë”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: