Isa Mustafa mbështet marshin “Drejtësi jo politikë”, iu bën thirrje qytetarëve për dalje masive

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë në mbështetje të Marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve që po përballen me një proces të padrejtë gjyqësor në Hagë. Përmes një deklarate për…

Lajme

13/02/2026 17:41

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë në mbështetje të Marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve që po përballen me një proces të padrejtë gjyqësor në Hagë.

Përmes një deklarate për Kosova Live, Mustafa ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë Marsh.

“Do të ftoja sa më shumë qytetarë të dalin në tubimin e 17 shkurtit, në të cilin do të kërkohet drejtësi dhe jo politizim të këtij procesi”, është shprehur ai.

Mbështetjes për Marshin “Drejtësi, jo politikë” i janë bashkuar personalitete të njohura dhe të gjitha kategoritë e shoqërisë, duke e shndërruar atë në një kauzë gjithëpërfshirëse qytetare në mbrojtje të drejtësisë dhe së vërtetës historike.