Rama: Qeveria e re po e bllokon buxhetin e kryeqytetit, do të ndjekim çdo rrugë ligjore dhe institucionale për ta mbrojtur të drejtën tonë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka thënë përsëri se Qeveria e re e Kosovës, po e bllokon qëllimisht buxhetin e miratuar të kryeqytetit, për çka ka thënë se nuk është as vonim teknik as keqkuptim administrativ, por vendim politik për ta dobësuar Prishtinën. Ai ka thënë se buxheti i kryeqytetit është votuar sipas ligjit, është…

Lajme

13/02/2026 17:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka thënë përsëri se Qeveria e re e Kosovës, po e bllokon qëllimisht buxhetin e miratuar të kryeqytetit, për çka ka thënë se nuk është as vonim teknik as keqkuptim administrativ, por vendim politik për ta dobësuar Prishtinën.

Ai ka thënë se buxheti i kryeqytetit është votuar sipas ligjit, është dokument zyrtar i Republikës së Kosovës, dhe sipas Ramës çdo ndërhyrje për ta anashkaluar apo për ta sabotuar atë është shkelje e drejtpërdrejtë e rendit institucional.

“Le ta them qartë: kur ndalet buxheti i Prishtinës, ndalet ndërtimi i shkollave, ndalet përmirësimi i infrastrukturës, ndalet investimi në çerdhe, ndalet zhvillimi ekonomik. Kjo nuk është luftë ndaj Kryetarit. Kjo është ndëshkim kolektiv ndaj qytetarëve. Prishtina nuk është pronë e asnjë partie. Prishtina është Kryeqyteti i Republikës. Nëse Qeveria mendon se mund ta përdorë si mjet presioni politik, atëherë po gabon rëndë. Nuk do ta lejoj që Kryeqyteti të trajtohet si kundërshtar. Nuk do ta lejoj që qytetarët e Prishtinës të paguajnë çmimin e kalkulimeve politike”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se nëse Qeveria do të vazhdoj me të njëjtën çasje, do të ndjekin çdo rrugë ligjore dhe institucionale për ta mbrojtur të drejtën e tyre.

“Do ta bëjmë këtë publikisht, hapur dhe pa kompromis. Kjo nuk është çështje personale. Kjo është çështje dinjiteti institucional dhe respekti ndaj qytetarëve. Prishtina nuk do të heshtë. Prishtina nuk do të frikësohet. Dhe Prishtina nuk do të ndalet”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i tij: