Avokatja: Krasniqi nuk ka mbikëqyrur punën e departamentit juridik të UÇK-së

Ekipi mbrojtës i Krasniqit ka hedhur poshtë pretendimin e ZPS-së se ai kishte mbikëqyrur departamentin juridik të UÇK-së. “Ky pretendim mbështetet dëshmitë spekulative që i kanë bërë për interesa të veta Bislim Zyrapit”, tha avokatja Alagendra. Ajo tha se nuk ka prova se udhëheqësi i gjykatës së UÇK-së, Sokol Dobruna ka marrë udhëzime nga Krasniqi…

Lajme

13/02/2026 17:22

Ekipi mbrojtës i Krasniqit ka hedhur poshtë pretendimin e ZPS-së se ai kishte mbikëqyrur departamentin juridik të UÇK-së.

“Ky pretendim mbështetet dëshmitë spekulative që i kanë bërë për interesa të veta Bislim Zyrapit”, tha avokatja Alagendra.

Ajo tha se nuk ka prova se udhëheqësi i gjykatës së UÇK-së, Sokol Dobruna ka marrë udhëzime nga Krasniqi as që i ka raportuar atij.

Alagrendra tha se vetë Dobruna e kishte konfirmuar se i ka dorëzuar raporte vetëm Azem Sylës kur ka qenë në Kosovë.

“ZPS anashkalon dëshmitë fajësuese”, tha Alagrendra.