Ministria e Financave ndahet në dy dikastere, Hekuran Murati ia dorëzon detyrën Andin Hotit
Pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është ndarë dy dikastere të veçanta, Ministria e Financave dhe Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare. Ministri i Financave, Hekuran Murati ia ka dorëzuar detyrën Ministrit për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hotit…
Lajme
Pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është ndarë dy dikastere të veçanta, Ministria e Financave dhe Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ia ka dorëzuar detyrën Ministrit për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hotit dhe ka shprehur gatishmërinë për mbështetje të plotë përgjatë fazës tranzitore.
“Gjatë takimit, Ministri Murati e njoftoi Ministrin Hoti me punën e deritanishme si dhe me sfidat që presin adresim në të ardhmen. Nga ana e tij, Ministri Hoti falënderoi Ministrin Murati për bashkëpunimin dhe e njoftoi me planet dhe prioritetet e tij për zhvillimin e sektorëve për të cilat tashmë është përgjegjës. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndër-institucional për të adresuar nevojat dhe sfidat e qytetarëve”, ka njoftuar Ministria e Financave. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: