Ferizaj: Një vit burgim ndaj babait që nuk paguajti alimentacionet për fëmijët e tij që nga 2019-ta

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të pandehurit F.B, për shkak të veprës penale “shmangia nga sigurimi i mjeteve për jetesë”. F.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me 1 vjet burgim, shkruan lajmi.net. “I pandehuri F.B., akuzohet se nga data 12 mars 2019 deri më 25 janar…

Lajme

12/02/2026 15:49

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të pandehurit F.B, për shkak të veprës penale “shmangia nga sigurimi i mjeteve për jetesë”.

F.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me 1 vjet burgim, shkruan lajmi.net.

“I pandehuri F.B., akuzohet se nga data 12 mars 2019 deri më 25 janar 2023,i është shmangur sigurimit të mjeteve të jetesës për fëmijët e tij, për të cilën është i obliguar të kujdeset në bazë të Aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Ferizaj. I pandehuri sipas aktgjykimit ka qenë i detyruar që t`i paguaj të dëmtuarës – ish bashkëshortes A.B., për dy fëmijët e mitur mjetet për jetesë për periudhën nga data 12 mars 2019 për çdo muaj, në shumë prej njëqind e pesëdhjetë (150.00) euro për secilin fëmijë, e që në shumë të përgjithshme prej treqind (300.00) euro, derisa të ekzistojnë kushtet ligjore, ku i pandehuri i është shmangur detyrimeve duke mos i paguar shumat të cilat ka qenë i obliguar, në emër të ushqimit – alimentacionit të fëmijëve”, thuhet në raportin 24 orësh.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt. /Lajmi.net/