Hargreaves uron Kurtin për Qeverinë e re: Presim me padurim angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar Qeverinë e re të Kosovës, ndërsa ka thënë se pret me padurim të punoj me kryeministrin Albin Kurtin dhe ministrat e tij. Ai ka thënë se një Kuvend dhe Qeveri funksionale janë thelbësore që Kosova të bëjë përparim në çështjet që kanë më shumë…

Lajme

12/02/2026 15:41

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar Qeverinë e re të Kosovës, ndërsa ka thënë se pret me padurim të punoj me kryeministrin Albin Kurtin dhe ministrat e tij.

Ai ka thënë se një Kuvend dhe Qeveri funksionale janë thelbësore që Kosova të bëjë përparim në çështjet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët e saj.

“Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë Kosovën ndërsa ajo përparon reformat, forcon institucionet demokratike dhe punon në interes të të gjitha komuniteteve. Ne gjithashtu presim me padurim angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe për të nxitur stabilitetin, prosperitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Ky është një moment mundësie dhe Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i besueshëm ndërsa Kosova punon për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme”, ka shkruar Hargreaves në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i tij: