RrGK uron Haxhiun për pozitën e kryeparlamentares: Shpresojmë që do të jetë zë i grave dhe t’i shtyej përpara të drejtat e tyre në Kosovë
Rrjeti i Grave të Kosovës ka përgëzuar kryeparlamentaren Albulena Haxhiu për pozitën e re. Ata kanë thënë se me Haxhiun kanë punuar ngushtë në pozitën e saj si Ministre e Drejtësisë, shkruan lajmi.net. “Nga pozicioni i saj, ajo shtyu përpara ndryshime të konsiderueshme drejt mbrojtjes së grave që i mbijetuan dhunës me bazë gjinore. Nën…
Lajme
Rrjeti i Grave të Kosovës ka përgëzuar kryeparlamentaren Albulena Haxhiu për pozitën e re.
Ata kanë thënë se me Haxhiun kanë punuar ngushtë në pozitën e saj si Ministre e Drejtësisë, shkruan lajmi.net.
“Nga pozicioni i saj, ajo shtyu përpara ndryshime të konsiderueshme drejt mbrojtjes së grave që i mbijetuan dhunës me bazë gjinore. Nën udhëheqjen e saj u miratuan disa ligje dhe politika kyçe, duke përfshirë sigurimin e një buxheti të qartë të financuar nga shteti për strehimoret. Shpresojmë që nga pozicioni i saj i ri ajo do të vazhdojë të jetë zëri i grave dhe të shtyjë përpara të drejtat e grave në Kosovë. Ne presim me padurim të punojmë me Kryeparlamentaren Haxhiu dhe të gjithë deputetët e tjerë të të gjitha partive politike për mbrojtjen, promovimin dhe avancimin e të drejtave të grave”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: