E hoqi nga lista e ministrave, Avni Zogiani e uron vetëm Haxhiun për pozitën e re e jo Kurtin për Qeverinë

Avni Zogiani ishte njëri nga ministrat që u propozua nga Albin Kurti në tetor, Qeveri e cila nuk arriti t’i marrë 61 vota. Por, dje kur u propozua Qeveria “Kurti 3”, Zogiani nuk u propozua. Në vend të tij, Kurti propozoi ish-ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun i cili tash do të jetë…

Lajme

12/02/2026 09:55

Avni Zogiani ishte njëri nga ministrat që u propozua nga Albin Kurti në tetor, Qeveri e cila nuk arriti t’i marrë 61 vota.

Por, dje kur u propozua Qeveria “Kurti 3”, Zogiani nuk u propozua.

Në vend të tij, Kurti propozoi ish-ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun i cili tash do të jetë ministër i Arsimit.

Zogiani pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, e uroi vetëm Albulena Haxhiun që mori postin e kryetarës së Kuvendit.

“Një vit më vonë: urime konstituimi i Kuvendit! Urime Albulena, kryetare!”, ka shkruar Zogiani në profilin e tij në Facebook.

Deri me tani, ai nuk e ka uruar Kurtin për mandatin e ri.

Zogiani, ish-zëvendësministër i Mjedisit, ishte propozuar nga Kurti për postin e ministrit të Arsimit në kabinetin qeveritar të propozuar në muajin tetor, i cili nuk i kishte votat e mjaftueshme për votim. /Lajmi.net/