Arbërie Nagavci tërthorazi e pranon se s’do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, thotë se ka “disa obligime tjera”
Lëvizja Vetëvendosje tanimë ka çuar emrin e Albin Kurtit për t’u mandatuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Kjo u bë e ditur nga Sekretarja e Përgjithshme e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci. Por Nagavci e cila drejtoi deri tani Ministrinë e Arsimit, nuk prite të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar të Albin Kurtit. Madje…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje tanimë ka çuar emrin e Albin Kurtit për t’u mandatuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Kjo u bë e ditur nga Sekretarja e Përgjithshme e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.
Por Nagavci e cila drejtoi deri tani Ministrinë e Arsimit, nuk prite të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar të Albin Kurtit.
Madje në pyetjen nëse do të jetë pjesë e kabinetit ajo tërthorazi tha se do të ketë obligime të tjera, e jo si pjesë e kabinetit.
Duhet përkujtuar që Nagavci ka pasur shumë vërejtje sa i përket udhëheqjes së Arsimit në vend derisa në propozimet e kaluara, Albin Kurti e kishte lënë veçse jashtë listës si opsion për ministri.
E siç duket tanimë Nagavci do të mbetet jashtë kabinetit qeveritar, e do të mbetet deputet tanimë e betuar./Lajmi.net/