Krasniqi uron deputetët pas konstituimit të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar sot të gjithë deputetët e zgjedhur pas konstituimit të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në një postim në Facebook, Krasniqi i ka inkurajuar ata për punë të mbarë dhe kurajo në marrjen e vendimeve në interes të qytetarëve dhe të…
Lajme
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar sot të gjithë deputetët e zgjedhur pas konstituimit të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në një postim në Facebook, Krasniqi i ka inkurajuar ata për punë të mbarë dhe kurajo në marrjen e vendimeve në interes të qytetarëve dhe të shtetit.
Ai ka veçuar deputetët e PDK-së, duke theksuar se duhet të përfaqësojnë me dinjitet besimin e qytetarëve dhe të jenë “zë i fuqishëm i interesit shtetëror dhe gardianë të Kushtetutës në çdo rrethanë”.
Krasniqi gjithashtu ka bërë thirrje për bashkëpunim institucional në këtë periudhë sfidash, duke përfshirë fazën finale të procesit gjyqësor në Hagë:
“Është detyrë institucionale dhe kombëtare e të gjithëve që të sigurojmë mbrojtje dinjitoze dhe qasje të unifikuar në përkrahje të çlirimtarëve tanë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë”.
“Kosova është më e fortë kur institucionet e saj veprojnë me maturi, unitet dhe përgjegjësi. Suksese në këtë mandat të ri, për Kosovën, për qytetarët dhe për të ardhmen tonë euroatlantike,” ka përfunduar Krasniqi. /Lajmi.net/