I hyjnë pa leje në shtrat – Brikena irritohet dhe qan nga gjestet e Rogertit dhe Artanit
Pas spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania 5, banorët kanë vazhduar me situatat e ngacmimet e tyre. Veprimet e fundit të Rogert Sterkajt dhe Artan Kolës nuk i kanë pëlqyer Brikena Selmanit. Derisa ishin përgatitur për të fjetur, dyshja i hyjnë në shtrat banores pa lejen e saj. Kjo gjë e irritoi…
ShowBiz
Pas spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania 5, banorët kanë vazhduar me situatat e ngacmimet e tyre.
Veprimet e fundit të Rogert Sterkajt dhe Artan Kolës nuk i kanë pëlqyer Brikena Selmanit.
Derisa ishin përgatitur për të fjetur, dyshja i hyjnë në shtrat banores pa lejen e saj.
Kjo gjë e irritoi tejet mase modelen, derisa u ngrit nga vendi dhe filloi duke qarë.
Ajo më pas shkoi në tualet dhe qëndroi për një kohë, duke mos i pëlqyer aspak këto gjeste të tyre.
Videoja u shpërnda me të madhe në rrjete sociale dhe mori kritika të shumta.
Ata u gjykuan për këtë veprim dhe se një gjë e tillë nuk duhet bërë, për të cenuar hapësirën e privatësinë e saj.