Mishetiq: Nuk ka prova që komunikata 54 ka ndikuar në ndalimet në zonën e Remit, ZPS po e keqinterpreton atë

Sot në Gjykatën Speciale të Hagës, po i thotë fjalët e tij të fundit, avokati i mbrojtjes së Thaçit, Luka Mishetiq. Ai gjatë fjalës së tij, ka komentuar edhe dëshmitë e mëparshme të komandantit të UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remit, për komunikatën 54, ku i njëjti kishte thënë që komunikata 53 dhe 54 janë lëshuar në fund…

Lajme

11/02/2026 11:15

Sot në Gjykatën Speciale të Hagës, po i thotë fjalët e tij të fundit, avokati i mbrojtjes së Thaçit, Luka Mishetiq.

Ai gjatë fjalës së tij, ka komentuar edhe dëshmitë e mëparshme të komandantit të UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remit, për komunikatën 54, ku i njëjti kishte thënë që komunikata 53 dhe 54 janë lëshuar në fund të shtatorit të 98-tës, ndërsa qëndrimi i Prokurorisë është që ndalimet në zonën e Remit kanë filluar më 2 gusht dhe kanë zgjatur deri në mes të shtatorit.

“Komunikata që Remi ka parë pas ofenzivës së shtatorit, është publikuar pasi në zonën e tij ka pasur persona të ndaluar për shtatë javë. Komunikata nuk mund të ketë dhënë një kontribut për ndalimin, për shkak të datës së publikimit të saj. Në fakt, personat e fundit të ndaluar në zonën e Remit janë liruar pak kohë pas publikimit të komunikatës 54.  Remi ka pranuar që ai kishte krijuar vende të qëndrimit dhe ndalimit, para se të kishte parë këtë komunikatë të ndaluar”, ka thënë Mishetiq.

Ai ka thënë se ZPS e keqinterpreton Remin, ku ai kishte thënë se komunikatat janë kuptuar nga komandantët e UÇK-së si komunikuese të politikës së UÇK-së dhe autorizim të masave kundër oponentëve.

“Remi nuk e ka thënë këtë, ai tha se ai është vënë në dijeni gjatë gjyqit të vetë për një dokument që po qarkullonte e thoshte se ata që punonin kundër UÇK-së duhet të parandaloheshin ta bënin këtë, por atij nuk i kujtohet të ketë parë ndonjë gjë nga shtabi i përgjithshëm gjatë kohës që ka qenë komandant zone”, ka shtuar Mishetiq.

Ai ka thënë se “ZPS pretendon se qëllimi i përbashkët kriminal është avancuar për shkak të zyratrëve të UPK-së që nuk e kanë përkufizuar mirë termin bashkëpunëtorë, por fakti që zyrtarët e UPK-së në deklaratat propagandsite kanë përdorur termin bashkëpunëtorë në mënyrë të folurit të përditshme, dhe jo përdorimit të një përkufizimi ligjor, kjo nuk ka pikë vlere përveç nëse ZPS mund të provoj se shtabi i përgjithshëm ka synuar të trajtoj njësitë e varësë përmes urdhërave apo komunikatave”, ka thënë Mishetiq.

Ai ka thënë se nuk ka prova që shtabi i përgjithshëm ka komunikuar me zonat përmes komunikatave, për rrjedhojë përdorimi i termit bashkëpunëtorë në deklarata kontrabanduese nuk është provë për kontribut domethënës për kryerjen e krimit.

“ZPS pretendon se që dokumentet rregullatore të tilla si rregullat e përkohshme të organizimit të jetës së brendshme ushtarake janë miratuar nga shtrabi i përgjtihshëm në korrik 98 dhe përbënin bazën për kërkesat e Policisë ushtarake të UÇK-së që të ishin të pamëshirshme drejt armiqve dhe gjithë atyre që pengonin luftën çlirimtare. ZPS thotë se këto rregullore janë miratuar në takimin e shtabit të përgjithshëm më 4 korrik 98, por nuk ekzistojnë procese verbale që e dokumentojnë këtë, dhe ZPS nuk e vërteton se P8 ishte në fakt rregullor e miratuar në këtë 8 korrik të 98.  Nuk ka prova që Thaçi ka marrë pjesë ndonjëherë në një takim të tillë apo ka qenë në Kosovë në fillim të korrikut”, ka thënë Mishetiq.

Ai ka thënë se Zyrapi kur i janë treguar rregulloret e përkohshme tha që rregullorja është miratuar në fund të 98 si formë e strukturimit dhe ja në përkthyer nga rregullore të ushtrive të perëndimit. Zyrapi përshkroi se këto ishin rregullore të natyrës aspiruese dhe nuk kishte të tilla që ishin të zbatuara në teren.

“P2-shi përfshin rregullore që përfshijnë betimin që kan të bëjnë kryesisht me Çelikun. Nuk ka dyshim të arsyeshmë që shtabi i përgjtihshëm do të kishte miratuar rregullore për shpërndarje në të gjithë Kosovë, ndërkohe që kjo nuk qëndron. ZPS pretendon se pas vizitës së shtabit të përgji8thshëm në zonën e llapit, shërbimi i informacionit publik i drejtuar nga Thaçi ka botuar një broshurë të quajtur Lufta Speciale.  Së pari, shërbimi informativ publik u UÇK-së nuk beson dhe ZPS nuk jep asnjë shpjegim se si Thaçi ishte drejtues i këtij shërbimi që nuk ekziston. Së dyti, ZPS keqintërpreton provat. në broshurë thuhet titulli zona e llapit dhe asnjëherë nuk është një dokumentacion i lëshuar prej shërbimit të shtabit të përgjithshëm.  Poashtu provat nuk mbështesin pretendimin e ZPS-së që lufta speciale është trajtuar nga shtabi i përgjithshëm në vizitën në llap në tetor të 98-tës.  ZPS as nuk tenton dhe as nuk provon qe vizita e shtabit të përgjithshëm në tetor të 98-tës në llap ka quar në nxjerjen e këtij libri.  Rremi për këtë dokument tha që nuk i kujtohet”, ka shtuar Mishetiq. /Lajmi.net/