Avokati Misetiq– gjykatësve: Përpara jush keni 4 burra që duhet t’i prezumoni të pafajshëm, këtë ua kërkon ligji

Ka nisur seanca gjyqësore në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi po thotë fjalët e fundit. Qysh në fjalën e parë, Mishetiq tha se Thaçi është i pafajshëm. Misetiq paraqiti për pikat kyçe që pritet të thuhen përgjatë deklaratës përmbyllëse. Ai ndër të tjerash iu drejtua gjykatëseve se “Përpara…

Lajme

11/02/2026 10:15

Ka nisur seanca gjyqësore në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi po thotë fjalët e fundit.

Qysh në fjalën e parë, Mishetiq tha se Thaçi është i pafajshëm.

Misetiq paraqiti për pikat kyçe që pritet të thuhen përgjatë deklaratës përmbyllëse.

Ai ndër të tjerash iu drejtua gjykatëseve se “Përpara jush keni 4 bura që duhet t’i prezumoni të pafajshëm, këtë ua kërkon ligji”

“Më lejoni që si fillim të them se Hashim Thaçi është i pafajshëm. Kjo është pikënisja e juaj kur të filloni kuvendimet për marrjen e vendimit. Në këtë pikë të procedurës është i pafajshëm pasi ligji u kërkon juve ta prezumoni at të pafajshëm, më besoni apo jo kam dëgjuar kryetarë të Tribunaleve Ndërkombëtare të japin fjalime kur e keqkuptojnë këtë gjë kur thonë se konstatimi i pafajësisë kur thonë se është i pafajshëm. Kjo mënyrë keqkupton procesin e tërë të gjykimeve penale ndërkombëtare. Përpara jush keni 4 burra për të cilët ligji thotë se duhet t’i prezumoni të pafajshëm.Ky proces është sjellur këtu sepse ZPS ka ngritur pretendime se kanë prova që vërtetojnë se ata janë fajtorë dhe për rrjedhojë për më shumë se 5 vite kemi të përfshirë në këtë proces ku duhet të bëhet verifikimi i ZPS-së për të parë nëse ata mund të vërtetojnë këto pretendime. Ky gjykim nuk është një ekzaminim apo shqyrtim apo verifikim i jetës së Hashim Thaçit, por i vërtetimit të PZS-së së Hashim Thaçi nuk duhet të gëzojë më tepër perzumimin  e pafajësisë.Pra ju duhet të filloni nga prezumimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe pastaj do të vlerësojë  nëse provat ju kanë bindur juve se Thaçi është fajtor. Nëse ZPS-ja nuk ju ka bindur ju do të arrini në përfundimin se ka të paktën një shpjegim të arsyeshëm të provave të ndryshëm se Thaçi nuk është fajtor për akuzat e ngritura e pastaj juve duhet të konstatoni se ZPS-sja ka dështuar për akuzat e saj e të arrini në një aktgjykim shfajësues ku Thaçi mbete i pafajshëm si çështje ligjore”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

Misetiq tha se diplomatët evropianë po ashtu kanë bërë të ditur pafajësinë e Thaçit./Lajmi.net/

Avokati Misetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm, ZPS-ja tentoi të hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve