Musliu një ditë para seancës konstituive falënderon qytetarët për besimin: Ju betohem se kurrë nuk do ta tradhtoj atë

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar një ditë para seancës konstituive të legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës. Ajo i ka falënderuar qytetarët për besimin për ta votuar, shkruan lajmi.net. “Tani që çdo gjë është e qartë, zgjedhjet janë certifikuar dhe nesër është thirrur seanca për Legjislaturën e 10-të, përmes kësaj…

Lajme

10/02/2026 19:58

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar një ditë para seancës konstituive të legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës.

Ajo i ka falënderuar qytetarët për besimin për ta votuar, shkruan lajmi.net.

“Tani që çdo gjë është e qartë, zgjedhjet janë certifikuar dhe nesër është thirrur seanca për Legjislaturën e 10-të, përmes kësaj videoje dua t’ju falënderoj nga zemra për besimin që ma dhatë në zgjedhje. Mbështetja juaj më obligon të punoj me ndershmëri, guxim dhe përgjegjësi. Ju betohem se kurrë nuk do ta tradhtoj besimin tuaj”, ka shkruar Musliu në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: