Policia: Ulje e aksidenteve në autostrada gjatë janarit 2026, mbi 6 mijë gjoba të shqiptuara

Njësia për Kontroll të Autostradave ka zhvilluar aktivitete të vazhdueshme gjatë muajit janar 2026, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve rrugore. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 68 aksidente trafiku, prej të cilave 40 me dëme materiale dhe 28 me lëndime trupore. Krahasuar me periudhën…

Lajme

08/02/2026 11:22

Njësia për Kontroll të Autostradave ka zhvilluar aktivitete të vazhdueshme gjatë muajit janar 2026, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve rrugore.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 68 aksidente trafiku, prej të cilave 40 me dëme materiale dhe 28 me lëndime trupore. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është shënuar një ulje e aksidenteve për 6.8 për qind, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, gjatë aktiviteteve policore janë shqiptuar 6,709 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Policia ka konfiskuar 5 automjete, ka larguar nga qarkullimi 18 automjete të tjera, ndërsa 44 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit.

Autoritetet policore bëjnë thirrje për respektim të rregullave të trafikut, duke theksuar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Lajmi.net/