Shokon daja i Elijonës: Dhuna që babi yt ka ushtruar pa ndërprerë ndaj mamit tënd, çoi te divorci
Gjatë mbrëmjes së fundit në Big Brother VIP Kosova, Elijona zbuloi për publikun një pjesë të jetës së saj që nuk e kishte ndarë më parë, duke prekur thellë jo vetëm banorët, por edhe shikuesit. Ajo rrëfeu se vështirësitë nisën që në fëmijëri, kur ishte vetëm në klasën e dytë, duke vënë në dukje diferencat…
ShowBiz
Gjatë mbrëmjes së fundit në Big Brother VIP Kosova, Elijona zbuloi për publikun një pjesë të jetës së saj që nuk e kishte ndarë më parë, duke prekur thellë jo vetëm banorët, por edhe shikuesit.
Ajo rrëfeu se vështirësitë nisën që në fëmijëri, kur ishte vetëm në klasën e dytë, duke vënë në dukje diferencat mes rregullave shkollore në Gjermani dhe Kosovës.
“Në klasën e dytë ka filluar të ndryshojë jeta ime. Në Gjermani ligjet janë pak më ndryshe se në Kosovë”, tha Elijona.
Sipas saj, ndërhyrja e autoriteteve lidhej me disa situata të përsëritura në shkollë, që u interpretuan si mungesë e kujdesit nga prindërit.
“Mami është dashur të shkojë në shkollë te motra dhe të vrapojë pas saj dhe ka ndodhur që dy-tri herë të më harrojë në shkollë. Edhe pse shkollën e kisha afër, në Gjermani nuk lejohet të ecësh vetëm për në shtëpi kur je në fillore”, shtoi ajo.
Elijona përmendi edhe detyrat e shtëpisë, që ndonjëherë nuk i kryente, të cilat mësuesja dhe shërbimet sociale i panë si problem për kujdesin familjar.
“Të gjitha këto për mësuesen kanë qenë shqetësim për kujdesin e familjes, edhe pse realisht unë jam rritur me shumë dashuri. Kjo ka qenë arsyeja pse shkolla ka vendosur të më largojë prej familjes”, tha ajo me emocione.
Megjithatë, qarkullojnë zëra që thonë se daja i saj, reagoi duke e quajtur rrëfimin të pavërtetë. Sipas tij, ndarja nga familja nuk kishte lidhje me detyrat ose shkeljet në shkollë, por ishte rezultat i dhunës që babai ushtronte ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes.
Në rrjet po qarkullon një fotografi e një komenti, që thuhet të jetë daja i Elijonës. Aty shkruante: “Dhuna të cilën babi yt ka ushtruar pa ndërprerë ndaj mamit tënd dhe juve që çoi deri te divorci atë se përmend!? Shkaktari kryesor pse ti dhe vëllau jeni larguar nga familja je ti dhe babi yt. Krejt rrëfim i pavërtetë”.