Komuna e Obiliqit ia vazhdon mandatin si kryesuese e Bordit të Drejtorëve tek NPL “Kastrioti” motrës së kryeshefit të KEK-ut, Gramos Hashani
Nita Hashani ka vazhduar të mbajë mandatin si kryesuese e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale (NPL) “Kastrioti”, edhe pas ndryshimeve të fundit të realizuara nga qeverisja e re komunale, e cila shkarkoi pjesën tjetër të anëtarëve të bordit. Konfirmimi vjen përmes një njoftimi zyrtar të Komunës së Obiliqit, sipas të cilit nënkryetari i…
Lajme
Nita Hashani ka vazhduar të mbajë mandatin si kryesuese e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale (NPL) “Kastrioti”, edhe pas ndryshimeve të fundit të realizuara nga qeverisja e re komunale, e cila shkarkoi pjesën tjetër të anëtarëve të bordit.
Konfirmimi vjen përmes një njoftimi zyrtar të Komunës së Obiliqit, sipas të cilit nënkryetari i komunës, Berat Gashi, vizitoi NPL “Kastrioti” për të uruar marrjen e detyrës nga ushtruesi i ri i Kryeshefit Ekzekutiv dhe anëtarët e rinj të bordit. Në këtë kontekst, Hashani përmendet si kryesuese e Bordit, duke vazhduar të ushtrojë funksionin e saj edhe në këtë përbërje të re, transmeton lajmi.net
Hashani është gjithashtu motra e Gramos Hashanit, ushtrues i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, duke shtuar interes publik mbi pozicionin e saj brenda sektorit të ndërmarrjeve publike në vend.
Tjerë anëtarë të bordit janë shkarkuar, vetëm Nita Hashani i ka shpëtuar shkarkimit./lajmi.net/