Rritet numri i gjobave – telefon, shpejtësi e semafor, shkeljet më të shpeshta në trafik

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, gjatë muajit të kaluar duke u bazuar në planet operative për rritjen e sigurisë në trafik, ka shqiptuar gjithsej 4,608 gjoba për kundërvajtje të ndryshme. Sipas njoftimit, krahasuar me periudhën janar 2025, gjatë muajit të kaluar janë shqiptuar 311 gjoba më shumë, si rezultat i zbatimit të planeve “Kontrolli i…

Lajme

02/02/2026 13:30

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, gjatë muajit të kaluar duke u bazuar në planet operative për rritjen e sigurisë në trafik, ka shqiptuar gjithsej 4,608 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

Sipas njoftimit, krahasuar me periudhën janar 2025, gjatë muajit të kaluar janë shqiptuar 311 gjoba më shumë, si rezultat i zbatimit të planeve “Kontrolli i shtuar i trafikut” dhe “Kontrolli i shpejtësisë”.

“Gjobat janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme, si: përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, mosrespektimi i semaforit, tejkalimi i kolonës dhe në vijë të plotë, tejkalimi i shpejtësisë, si dhe kundërvajtje të tjera”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se kontrollet në komunikacion nga kjo njësi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj ftojnë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.