Plagosja e djeshme në Mitrovicë, Policia jep detaje: U konfiskua pistoleta me dy fishekë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person është plagosur dje në Mitrovicë. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se një person pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri një person. I dyshuari është arrestuar ndërsa viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Mitrovicës. Pistoleta me dy fishekë është konfiskuar ndërsa i dyshuari është dërguar në…

Lajme

02/02/2026 09:26

Një person është plagosur dje në Mitrovicë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se një person pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri një person.

I dyshuari është arrestuar ndërsa viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Mitrovicës.

Pistoleta me dy fishekë është konfiskuar ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ilaz Kodra, Vaganicë, Mitrovicë/ 01.02.2026-13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas nj mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Mitrovicës. Pistoleta me dy fishekë është konfiskuar si provë materiale që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/