Vdes një person në Rahovec, u lëndua duke prerë një lis

Një aksident ka ndodhur dje rreth orës 15:32 në Rahovec. Një person është lënduar aksidentalisht duke prerë një lis, dhe është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Rahovec / 01.02.2026 – 15:32. Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar aksidentalisht duke prerë…

Lajme

02/02/2026 09:19

Një aksident ka ndodhur dje rreth orës 15:32 në Rahovec.

Një person është lënduar aksidentalisht duke prerë një lis, dhe është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rahovec / 01.02.2026 – 15:32. Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar aksidentalisht duke prerë një lis, dhe i njëjti është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Policia përmes raportit 24 orësh. /Lajmi.net/