Xhafer Tahiri befason: Sot e konfirmuam kryetarin, dhamë votën nga dashnia për LDK-në

Xhafer Tahiri ka befasuar të gjithë me postimin e bërë në Facebook pas Kuvendit të Punës së LDK-së. Tahiri në postimin e tij shkroi se LDK e konfirmoi kryetarin dhe se vota u dha nga dashnia për LDK-në, transmeton lajmi.net. “E dhamë këtë mbështetje pa kushte sepse LDK-së i duhej stabilitet, jo një përçarje e…

Lajme

31/01/2026 21:18

Xhafer Tahiri ka befasuar të gjithë me postimin e bërë në Facebook pas Kuvendit të Punës së LDK-së.

Tahiri në postimin e tij shkroi se LDK e konfirmoi kryetarin dhe se vota u dha nga dashnia për LDK-në, transmeton lajmi.net.

“E dhamë këtë mbështetje pa kushte sepse LDK-së i duhej stabilitet, jo një përçarje e re.”, tha ndër të tjera në postimin e tij Tahiri.

Ai në zgjedhjet lokale të vitit që shkoi ishte konfliktuar me Abdixhikun, pasi ky i fundit ishte kundër që LDK të mbështeste VV-në në Vushtrri, gjatë balotazhit.

Postimi i plotë:

Sot në Kuvendin e LDK-së u konfirmua kryetari.
Nuk e dhamë votën nga emocioni, as nga frika, e as nga inati por nga dashnia për LDK ✌️
E dhamë këtë mbështetje pa kushte sepse LDK-së i duhej stabilitet, jo një përçarje e re.
Nga sot, përgjegjësia është e dyfishtë:
për të ndërtuar unitet real dhe për ta kthyer LDK-në në besimin e qytetarëve.
Ne e bëmë tonën.
Tani radha është për punë./lajmi.net/