Mitrovica e Veriut shfuqizoi vendimin e Kuvendit të kaluar për 87 rrugë
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut në seancën e sotme ka miratuar edhe propozimin për shfuqizimin e vendimit për miratimin e listës për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave të tjera publike në këtë komunë, i cili ishte marrë nga përbërja e kaluar e kuvendit. Vendimi për rrugët ishte marrë më 25 gusht të vitit…
Lajme
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut në seancën e sotme ka miratuar edhe propozimin për shfuqizimin e vendimit për miratimin e listës për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave të tjera publike në këtë komunë, i cili ishte marrë nga përbërja e kaluar e kuvendit.
Vendimi për rrugët ishte marrë më 25 gusht të vitit të kaluar, kur kuvendi përbëhej nga shumica shqiptare, vendim ky me të cilin ishin ndryshuar emrat e 87 rrugëve, gjë që proceduralisht ishte pranuar nga ministria.
Megjithatë, me të marrë pushtetin, Lista Serbe kërkoi që ai vendim të shfuqizohet, gjë që edhe ndodhi sot.
Lidhur me këtë, ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Nexhat Ugljani, ka deklaruar për KosovaPress, se procesi i emërtimit të rrugëve është zhvilluar në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit të qeverisjes lokale.
“Fillimi i procesit ka qenë në përputhje me ligjshmërinë për vetëqeverisjen lokale, sepse brenda Kuvendit kemi emëruar anëtarët e komisionit dhe kryesuesin e tij. Kam pasur debate me qytetarët, por fatkeqësisht komuniteti serb, sidomos nga Lista Serbe, nuk ka marrë pjesë për shkak të situatës në pjesën veriore, ku ka pasur edhe kërcënime ndaj popullsisë së komunitetit serb. Megjithatë, kemi marrë parasysh propozimet individuale. Komisioni ka punuar vazhdimisht dhe është monitoruar nga dy përfaqësues të Ministrisë. Kur e kemi sjellë vendimin për emërtimin e rrugëve, gjithçka ka qenë në përputhje me qeverisjen lokale dhe përgjigjja nga ministria ka qenë adekuate dhe pozitive, duke vërtetuar që procesi ka qenë i rregullt”- tha ai.
Ai thekson se Lista Serbe do të ndjekë rrugën juridike për vendimet e kontestuara dhe se të gjitha vendimet e marra nga Kuvendi kanë qenë në përputhje me ligjin për vetëqeverisjen lokale.
“Në rrethanat e krijuara, Lista Serbe do të ndjekë hapat juridikë për çdo vendim që shpallet dhe mund të anulohet. Asnjë vendim nuk është marrë pa u njoftuar Ministria; çdo vendim që nuk ka qenë në rregull është kthyer mbrapsht nga ministria. Mirëpo, ne kemi vepruar sipas detyrës, dhe të gjitha vendimet që kemi marrë janë bërë në përputhje me ligjin për vetëqeverisjen lokale”- ka deklaruar Ugljanin
Ish-kryesuesi shtoi se e ministria do të vendos sa i përket vendimit të sotëm, pasi emrimi i rrugëve për 10 vite veç ka përfunduar.
“Munda me komentuar kryetarin dhe Kuvendin, i cili po punon dhe dëshmon në hapa konkretë për anulimin e çdo vendimi që kemi marrë ne. Ne e dimë që ata do ta krijojnë një komision që do të mbajë debate me qytetarët, ku tashmë janë krijuar kushtet që komuniteti serb të marrë pjesë sipas njohurisë së tyre në pjesën veriore. Ashtu si dalin në zgjedhje në mënyrë të organizuar, po ashtu do të vijnë edhe në sallën e Kuvendit. Por gjatë momentit që kemi pasur ne, sigurisht ka pasur kërcënime ndaj komunitetit serb dhe ata nuk kanë mundur të marrin pjesë në procesin e emërtimit. Megjithatë, ministria përkatëse do ta marrë parasysh vendimin e sotëm, dhe faktikisht, për 10 vite e kemi kryer obligimin e emërtimit të rrugëve, i cili ka qenë një lloj ndalesë deri në momentin që ata mund të përfshihen në proces. Procesi i emërtimit sipas Kuvendit dhe ligjit është kryer”- ka përfunduar ai
Gjatë seancës së sotme në Kuvendi Komunal të Mitrovicës së Veriut është miratuar edhe propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit për miratimin e listës për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave të tjera publike në këtë komunë, i cili ishte marrë nga përbërja e kaluar e kuvendit më 25 gusht të vitit të kaluar, kur ishin ndryshuar emrat e 87 rrugëve.
Për shfuqizimin e këtij vendimi votuan 12 asamblistë, ndërsa dy ishin kundër.