AGK dënon kërcënimin e gazetarëve të Nacionales dhe “Betimi për Drejtësi” në Gjykatën e Gjilanit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër kërcënimin serioz që kanë marrë gazetarët e mediave online Nacionalja dhe Betimi për Drejtësi, gjatë një seance në Gjykatën e Gjilanit, dega në Viti. Gazetarja dhe kameramani i Nacionales, Eriola Cacaj dhe Drilon Namani, si dhe gazetari i “Betimi për Drejtësi”, Flamur Kabashi, janë kanosur brenda sallës…

Lajme

30/01/2026 17:45

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër kërcënimin serioz që kanë marrë gazetarët e mediave online Nacionalja dhe Betimi për Drejtësi, gjatë një seance në Gjykatën e Gjilanit, dega në Viti.

Gazetarja dhe kameramani i Nacionales, Eriola Cacaj dhe Drilon Namani, si dhe gazetari i “Betimi për Drejtësi”, Flamur Kabashi, janë kanosur brenda sallës së gjyqit, pas përfundimit të një seance për kontest pronësor, raporton lajmi.net

Sipas dëshmisë së gazetarëve, kërcënimi ka ardhur nga një pjesëtar i njërës prej familjeve në kontest, i cili ka bërë gjestin e “prerjes së kokës” në drejtim të tyre. Ekipet e gazetarëve e kanë njoftuar gjykatësen e rastit dhe kanë paraqitur rastin edhe në Policinë e Kosovës.

AGK-ja thekson shqetësimin e thellë për këtë incident dhe i bën thirrje Gjykatave dhe Policisë së Kosovës të kujdesen për sigurinë e gazetarëve gjatë kryerjes së detyrës së tyre profesionale./Lajmi.net/