Guri sfidon Pecin: Mezi po e pres përballjen në gjykatë – S’ka me u ndale asnjëherë duke i denoncu të gjitha hajnitë që i keni bërë
Përplasja publike mes ish-ministrit të Bujqësisë, kryetarit të tanishëm të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, dhe ish-deputetit të LDK-së, Paris Guri, po ashpërsohet. Në reagimin e tij të fundit, Guri tha se e mbështet veprimin e Prokurorisë për intervistimin e Pecit pas kallëzimit penal të bërë nga LDK-ja, transmeton lajmi.net “E përshëndes veprimin e Prokurorisë…
Lajme
Përplasja publike mes ish-ministrit të Bujqësisë, kryetarit të tanishëm të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, dhe ish-deputetit të LDK-së, Paris Guri, po ashpërsohet.
Në reagimin e tij të fundit, Guri tha se e mbështet veprimin e Prokurorisë për intervistimin e Pecit pas kallëzimit penal të bërë nga LDK-ja, transmeton lajmi.net
“E përshëndes veprimin e Prokurorisë së Kosovës për intervistimin e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pas kallëzimit penal që ia kemi bërë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të buxhetit të shtetit”, ka shkruar Guri.
“Shpresoj që ky intervistim të mos mbetet me kaq, por të vazhdohet deri në dënimin e merituar për të dhe për të gjithë ata që i kanë futur duart në buxhetin e shtetit”, shtoi ai.
Ish-deputeti reagoi edhe ndaj paralajmërimit të Pecit për kallëzim penal ndaj tij.
“E mirëpres edhe kallëzimin penal të tij ndaj meje për kinse fushatë të orkestruar kundër tij. I vetmi orkestrim në atë rast ka qenë orkestrimi i tij për të shpërndarë paratë e buxhetit te familjarët e eksponentëve të VV-së”, ka deklaruar Guri.
Në fund të reagimit, ai shtoi: “Mezi po e pres ftesën e Prokurorisë dhe përballjen me ty në gjykatë. S’ka me u ndale asnjëherë duke i denoncu të gjitha hajnitë që i keni bërë”.
Nga ana tjetër, sot Faton Peci kishte bërë të ditur se ishte paraqitur në Prokurori për të dhënë sqarime lidhur me kallëzimin penal ndaj tij, duke thënë se kishte qenë “transparent, i qartë dhe i drejtpërdrejtë” për rolin e tij në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë.
Peci i ka cilësuar akuzat si të pavërteta dhe ka paralajmëruar kallëzim penal për “kallëzim të rrejshëm” ndaj Gurit. Në reagimin e tij, ai e kishte sulmuar ashpër ish-deputetin e LDK-së, duke e quajtur “ish-deputet të zgjedhur nga votat e vjedhura të mërgatës”./lajmi.net/