LDK mban nesër Kuvendin e punës, mediat lejohen vetëm gjatë fjalimit të Abdixhikut
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër (e shtunë) Kuvendin e saj të punës, me fillim nga ora 12:00. Sipas njoftimit të partisë, përfaqësuesit e mediave do të kenë qasje në sallë vetëm gjatë fjalës hyrëse të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas përfundimit të fjalimit të tij, punimet e Kuvendit do të vazhdojnë…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër (e shtunë) Kuvendin e saj të punës, me fillim nga ora 12:00.
Sipas njoftimit të partisë, përfaqësuesit e mediave do të kenë qasje në sallë vetëm gjatë fjalës hyrëse të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Pas përfundimit të fjalimit të tij, punimet e Kuvendit do të vazhdojnë me dyer të mbyllura për media.
LDK ka bërë të ditur se pas përmbylljes së Kuvendit do të ketë edhe deklarim për media.
Nesër pika kryesore e rendit të ditës do të jetë ofrimi i dorëheqjes së Lumir Abdixhikut. Në rast se votohet për dorëheqjen e tij, në garën për kryetar të ri tashmë e ka bërë publike kandidimin e tij, Avdullah Hoti.
Kurse, mbrëmë u përfol se edhe Ismet Beqiri do të jetë kandidat./lajmi.net/