Nisin lëvizjet e kamionëve drejt Malit të Zi, hiqet bllokada
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se me rastin e heqjes së bllokadës në pikën kufitare me Malin e Zi, ka filluar lëvizja e kamionëve drejt këtij shteti. “Ju njoftojmë se kanë filluar lëvizjet e kamionëve në drejtim të Malit të Zi, pasi që është hequr bllokada në Malin e Zi”, njoftojnë qendra. Bllokada…
Lajme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se me rastin e heqjes së bllokadës në pikën kufitare me Malin e Zi, ka filluar lëvizja e kamionëve drejt këtij shteti.
“Ju njoftojmë se kanë filluar lëvizjet e kamionëve në drejtim të Malit të Zi, pasi që është hequr bllokada në Malin e Zi”, njoftojnë qendra.
Bllokada e kamionëve nga të gjitha shtetet e rajonit erdhi si reagim kundër sistemit të ri të Bashkimit Evropian, për kontrollin e hyrje-daljeve, të cilin ata e konsiderojnë shkak për dëbime, vonesa dhe humbje ekonomike, dhe kërkojnë që kompanitë e transportit të përjashtohen nga zbatimi i tij.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) kishte njoftuar të hënën se do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat e kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. E njëjta praktikë ishte te transportusit e kamionëve nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.