Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në “Film City” në Prishtinë zëvendëskomandantin e Komandës së Përbashkët Aleate (AJFC) të Napolit, gjeneral-lejtënant Peter Scott. Gjatë takimit, Ulutash e ka informuar Scottin për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, duke riafirmuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një…

Lajme

28/01/2026 17:25

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në “Film City” në Prishtinë zëvendëskomandantin e Komandës së Përbashkët Aleate (AJFC) të Napolit, gjeneral-lejtënant Peter Scott.

Gjatë takimit, Ulutash e ka informuar Scottin për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, duke riafirmuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, raporton lajmi.net

Ai theksoi se misioni i KFOR-it vazhdon të veprojë në mënyrë të paanshme dhe transparente, në përputhje me mandatin e tij.

Nga ana e tij, gjeneral-lejtënant Scott vlerësoi angazhimin e KFOR-it dhe rolin e tij në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë./Lajmi.net/