Dokumentari për Izraelin, gazetari Kushtrim Sadiku denoncon në Polici kërcënime serioze – Reagon AGK
“Dhimbja që nuk harrohet” është dokumentari që gazetari Kushtrim Sadiku ka publikuar, duke vënë në pah sfidat e izraelitëve gjatë luftës me Palestinën. Kjo ka nxitur reagime të shumta në publik, ndërkaq Sadiku ka denoncuar në Polici se ka marrë kërcënime serioze. AGK ka shprehur shqetësim për nivelin alarmues të kërcënimeve të rënda me jetë,…
Lajme
“Dhimbja që nuk harrohet” është dokumentari që gazetari Kushtrim Sadiku ka publikuar, duke vënë në pah sfidat e izraelitëve gjatë luftës me Palestinën.
Kjo ka nxitur reagime të shumta në publik, ndërkaq Sadiku ka denoncuar në Polici se ka marrë kërcënime serioze.
AGK ka shprehur shqetësim për nivelin alarmues të kërcënimeve të rënda me jetë, që ka marrë Sadiku.
“Sadiku i ka paraqitur kërcënimet në Policinë e Kosovës dhe AGK-ja i fton organet e sigurisë për hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe ofrim të mbrojtjes për shkak të cenimit të sigurisë fizike të tij dhe familjes. AGK-ja e fton publikun që diskutimi për përmbajtjen e materialit të transmetuar të hënën në Kanal 10 të mbetet në suaza të dhënies së opinioneve pa kërcënime për sigurinë e askujt”, ka shkruar AGK. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: