Jashari takon të ngarkuarin me punë të Ambasadorit të Japonisë, e falënderon për mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ka pritur në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, hiroyasu Tanigaki dhe atasheun Kolonel Tomofumi Iwasaki. Gjenerali Jashari i ka njoftuar zyrtarët Japonez për situatën e sigurisë në rajonin tonë dhe për zhvillimin e Forcës së Sigurisë Kosovës. “Gjatë takimit u diskutuara për…

Lajme

27/01/2026 16:16

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ka pritur në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, hiroyasu Tanigaki dhe atasheun Kolonel Tomofumi Iwasaki.

Gjenerali Jashari i ka njoftuar zyrtarët Japonez për situatën e sigurisë në rajonin tonë dhe për zhvillimin e Forcës së Sigurisë Kosovës.

“Gjatë takimit u diskutuara për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Japonisë. Gjeneral Jashari vlerësoi lart marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe falënderoi shtetin japonez për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, veçanërisht përmes programeve të trajnimit dhe shkollimit. Në përmbyllje, të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh, duke konfirmuar përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe sigurisë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: