Fetah Paçarizi, Xhavit Uka, Arbër Rexhaj – të parët që iu minusuan votat brenda partive

Si shkak i dyshimeve për keqpërdorime në votat për kandidatë shumë komuna shkuan në rinumërim. Derisa rinumërimi po vazhdon, Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon edhe publikimin e të dhënave të fundit. Nga këto të dhëna rezultojnë edhe kandidatët të cilëve u ndryshuan shumë votat, apo ranë në votë. Nga Vetëvendosje kandidatit që iu hoqën më…

Lajme

27/01/2026 15:02

Si shkak i dyshimeve për keqpërdorime në votat për kandidatë shumë komuna shkuan në rinumërim.

Derisa rinumërimi po vazhdon, Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon edhe publikimin e të dhënave të fundit.

Nga këto të dhëna rezultojnë edhe kandidatët të cilëve u ndryshuan shumë votat, apo ranë në votë.

Nga Vetëvendosje kandidatit që iu hoqën më së shumti vota pas rinumërimit është Arbër Rexhaj.

Tani për tani ai ka -627 vota.

E padyshim se rekordin për këtë tani për tani e mban kandidati i PDK-së, Fetah Pacarizi me -6775 vota, nga 6202 vota sa i figuronin në fillim.

Kurse nga LDK-ja Xhavit Uka po prinë me -1648 vota gjithsej, transmeton lajmi.net.

Në AAK është Besnik Krasniqi me -311 vota./Lajmi.net/