Djegia e bagerit në Mitrovicë, reagon Arian Tahiri: Hetim i plotë, vënie e autorëve para përgjegjësië

Kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri ka reaguar pasi është djegur një bager i kompanisë “Euro Ndërtimi” në Mitrovicë. Ai ka thënë se ka biseduar me pronarinë e kompanisë, shkruan lajmi.net. “Ky akt kriminal është i papranueshëm dhe përbën një tentativë të qartë për frikësimin e qytetarëve tanë. Si Degë e PDK-së…

Lajme

26/01/2026 16:13

Kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri ka reaguar pasi është djegur një bager i kompanisë “Euro Ndërtimi” në Mitrovicë.

Ai ka thënë se ka biseduar me pronarinë e kompanisë, shkruan lajmi.net.

“Ky akt kriminal është i papranueshëm dhe përbën një tentativë të qartë për frikësimin e qytetarëve tanë. Si Degë e PDK-së në Mitrovicë, e dënojmë fuqishëm këtë akt dhe kërkojmë reagim të menjëhershëm, hetim të plotë, si dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i tij në Facebook: