Peci apel qytetarëve: Ta ruajmë mjedisin, kostoja e dëmeve nga vërshimet është e madhe

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas vërshimeve të fundit që përfshinë zonën e lumit Lushta, duke publikuar pamje nga gjendja para dhe pas pastrimit të shtratit të lumit. Ai publikohi dy foto të cilat pasqyrojnë gjendjen e krijuar pas vërshimeve, ndërsa katër të tjerat tregojnë angazhimin institucional për pastrimin dhe kthimin…

Lajme

25/01/2026 20:38

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas vërshimeve të fundit që përfshinë zonën e lumit Lushta, duke publikuar pamje nga gjendja para dhe pas pastrimit të shtratit të lumit.

Ai publikohi dy foto të cilat pasqyrojnë gjendjen e krijuar pas vërshimeve, ndërsa katër të tjerat tregojnë angazhimin institucional për pastrimin dhe kthimin e situatës në normalitet.

Sipas Pecit, kjo situatë është një reflektim i drejtpërdrejtë i mënyrës se si trajtohet mjedisi, duke shtuar se veprimet e papërgjegjshme ndaj natyrës po kthehen si kundërpërgjigje ndaj qytetarëve.

“Kostoja financiare për sanimin e gjendjes pas vërshimeve do të mund të shfrytëzohej për investime në projekte të tjera që do të ndikonin drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Në fund, kryetari i Mitrovicës u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë ambientin dhe të angazhohen në aktivitete të pastrimit, në vend të hedhjes së mbeturinave në hapësira publike dhe shtratin e lumenjve. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: