Parashikimi i motit për sot: Vranësira, shi lokal dhe pluhur saharian
Të dielën pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, ndërsa në disa zona do të ketë reshje të izoluara shiu. Gradualisht do të shtrihen grimcat e pluhurit saharian, duke bërë që reshjet në disa rajone të jenë të përziera me baltë. Gjatë natës parashikohet intensifikim i reshjeve në gjithë vendin. Era do…
Lajme
Të dielën pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, ndërsa në disa zona do të ketë reshje të izoluara shiu.
Gradualisht do të shtrihen grimcat e pluhurit saharian, duke bërë që reshjet në disa rajone të jenë të përziera me baltë.
Gjatë natës parashikohet intensifikim i reshjeve në gjithë vendin. Era do të fryjë nga juglindja, herë pas here e fuqishme, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 15°C.