Afro 60 për qind të rinumëruara, i hiqen vota Kurtit, Hamzës dhe Abdixhikut, veç Haradinajt i shtohen

Afro 60 për qind e votave janë rinumëruara. Nga rinumërimi deri më tani, kryetarit të VV-së, Albin Kurti i janë hequr 337 vota, transmeton lajmi.net. Liderit të PDK-së, Bedri Hamza i janë hequr 19 vota deri më tani. Kurse, të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku i janë hequr 131 vota. I vetmi nga liderët partiak…

Lajme

24/01/2026 20:09

Afro 60 për qind e votave janë rinumëruara.

Nga rinumërimi deri më tani, kryetarit të VV-së, Albin Kurti i janë hequr 337 vota, transmeton lajmi.net.

Liderit të PDK-së, Bedri Hamza i janë hequr 19 vota deri më tani.

Kurse, të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku i janë hequr 131 vota.

I vetmi nga liderët partiak që ka dal në plus është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Atij i janë shtuar 22 vota në rinumërim deri më tani./lajmi.net/