Ligjëratë për Gjykatën Speciale në shkollë ngjall reagime, Haradinaj kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë

Një ligjëratë e mbajtur me nxënësit e shkollës “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku është trajtuar edhe tema e Gjykatës Speciale, ka nxitur reagime të shumta në opinion. Pas ligjëratës, nxënësit kanë plotësuar formularë vlerësimi, në të cilët janë pyetur për organizimin e aktivitetit, sasinë e informatave dhe qartësinë e prezantimit lidhur me Gjykatën Speciale. Në…

Lajme

23/01/2026 17:18

Një ligjëratë e mbajtur me nxënësit e shkollës “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku është trajtuar edhe tema e Gjykatës Speciale, ka nxitur reagime të shumta në opinion.

Pas ligjëratës, nxënësit kanë plotësuar formularë vlerësimi, në të cilët janë pyetur për organizimin e aktivitetit, sasinë e informatave dhe qartësinë e prezantimit lidhur me Gjykatën Speciale.

Në disa komente është shprehur pakënaqësi për përgjigjet e marra, ndërsa në një prej tyre është shkruar edhe mesazhi “Free Hashim Thaçi”.

Duke folur në emisionin “Kosova Live”, Nasim Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj këtij aktiviteti, duke kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë, si dhe mbylljen e organizatës që ka mbajtur ligjëratën në ambientet shkollore, duke e cilësuar veprimin si të papranueshëm.