Një tjetër familjar i Fetah Paçarizit raportohet se është ndaluar nga Policia për manipulim të votave

Gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, përveç arrestim të Granit Paçarizit në pranga ka rënë edhe një anëtar tjetër i kësaj familje. Sinjali mëson se është ndaluar Ideal Paçarizi. Kujtojmë se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha se 109 persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për keqpërdorim…

Lajme

23/01/2026 16:20

Gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, përveç arrestim të Granit Paçarizit në pranga ka rënë edhe një anëtar tjetër i kësaj familje.

Sinjali mëson se është ndaluar Ideal Paçarizi.

Kujtojmë se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha se 109 persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për keqpërdorim të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Autoritetet thanë se të ndaluarit janë kryesisht komisionerë dhe në mesin e tyre ka edhe familjarë të kandidatëve për deputetë.

Ata dyshohen për falsifikim të rezultateve zgjedhore, presion dhe kanosje dhe për dhënie e marrje të ryshfetit.