Kryeprokurori Kryeziu për aksionin në Prizren: Gjashtë persona janë liruar, s’jemi të interesuar të merremi me të pafajshmit, por aty ku ka prova

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka folur në lidhje me aksionin e sotshëm në Prizren, ku janë ndaluar mbi 100 persona në lidhje me manipulimin e votave. Kryeziu para mediave tha se ka edhe nga ata që janë të pafajshëm, ku gjashtë prej tyre janë liruar, transmeton lajmi.net. “Për çështjen e ryshfetit…

Lajme

23/01/2026 15:32

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka folur në lidhje me aksionin e sotshëm në Prizren, ku janë ndaluar mbi 100 persona në lidhje me manipulimin e votave.

Kryeziu para mediave tha se ka edhe nga ata që janë të pafajshëm, ku gjashtë prej tyre janë liruar, transmeton lajmi.net.

“Për çështjen e ryshfetit nuk mund të flasë në ktë fazë pasi ende po zhvillohen hetime e Prokuroria ende s’ka dëgjuar asnjërin prej tyre e presim të rritet shifra e çkado që flasim mund të gabojmë.”

“Ne sot kemi ftuar 121, një pjesë s’janë e një pjesë janë të pafajshëm e s’jemi të interesuar të merremi me të pafajshmit por aty ku ka prova.”

“Është një pjesë e atyre që kanë qenë të identifkuar derisa po punojmë për identifkimin e personave të tjerë, por këta janë kryesisht komisionerë.”

“Numri i atyre që janë liruar shkon deri në gjashtë e të tjerë janë liruar. Ka edhe prej atyre që nuk i janë përgjigjur ftesës, por s’kemi prova që i kemi ftuar pasi janë jashtë vendit. Me siguri se do të përdorim gjithçka që kemi mundësi e me siguri që kemi dëshmuar se edhe kur është e nevojshem për masa të fshehta, e të nevojshme. Por sipas rrethanave. Prokuroria do ndërmarrë cdo veprim që është i mundur për t’u ndërmarrë.”, tha Kryeziu./lajmi.net/