Kryeprokurori me porosi për kandidatët që iu ranë votat: I kam dëgju deklaratat se iu dëmtua imazhi, i ftoj në Prokurori ta thonë sy me sy
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu deklaroi se 109 persona janë ndaluar tanimë në lidhje me të gjitha keqpërdorimet që janë bërë në kuadër të zgjedhjeve nacionale të 28 dhjetorit, në votat për kandidatët për deputetë. Pas aksionit të sotëm që rezultoi me 109 të ndaluar, Kryeprokurori Petrit Kryeziu bëri të ditur se deri më tash…
Lajme
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu deklaroi se 109 persona janë ndaluar tanimë në lidhje me të gjitha keqpërdorimet që janë bërë në kuadër të zgjedhjeve nacionale të 28 dhjetorit, në votat për kandidatët për deputetë.
Pas aksionit të sotëm që rezultoi me 109 të ndaluar, Kryeprokurori Petrit Kryeziu bëri të ditur se deri më tash nuk ka pasur ndonjë informacion që e involvon ndonjë kandidat direkt.
Kryeziu ndër të tjerash deklaroi se Prokuroria udhëhiqet çdoherë me prova dhe se drejtësia të flasim me gjuhën e fakteve.
“Ne deri në këtë fazë veprojmë ndaj atyre që drejtpërdrejtë kanë keqpërdorur votën pra kanë keqpërdorur rezultatet, pra nënshkrimet e tyre dhe është e tyre të bashkëpunojnë me ne.Deri në këtë fazë s’kemi informacion që e involvon ndonjë kandidat në ndërhyrje, por unë besoj se edhe kandidatët do të dëgjohen edhe në Prokurori.Në rast se nuk arrijmë të sigurojmë prova, ne kemi dëgjuar edhe deklarata mediale të tyre që shumë ndihen të dëmtuar për shkak të imazhit kështu që besoj se Prokuroria do t’ua ofroj mundësinë t’i bashkëngjiten prokurorisë e tua thonë atyre në sy se janë të dëmtuar”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Po ashtu ai tha se “Do bëjmë përpjekje maksimale të sigurojmë prova e dihet se do të jemi të pa-kompromis ndaj kujto që hasim”.
Sipas Kryeziut tanimë janë dëgjuar edhe deklarimet e disa prej atyre që iu janë minusuar votat.
Ai tha se “Nga ajo që është parë në publik kemi ndërmarrë veprime se shihej haptazi se keqpërdorimet ishin duke ndodhur kurse pjesa për dhënie e marrje ryshfeti është zbuluar sot kur njëri prej komisionerëve ka vendosur të bashkëpunojë me Prokurorinë, e ata që janë të dyshuar e të pandehur mund të marrin cilësinë e bashkëpunëtorëve”./Lajmi.net/