Koci: Vjedhja e votave bëhet vetëm me mbështetjen e strukturave të larta partiake
Avokati Arianit Koci, thotë se vjedhja industrial e votave, bëhet me “mbështetjen e strukturave të larta të partisë”. Ai thotë se ka paralajmëruar këto arrestime që ndodhën sot. “Nëse kjo del e vërtetë, atëherë problemi s’është veç te një palë zgjedhje.Vazhdimisht e kam thënë: manipulimi i votës është skemë kriminale”,tha ai. Postimi i plotë: Si…
Lajme
Avokati Arianit Koci, thotë se vjedhja industrial e votave, bëhet me “mbështetjen e strukturave të larta të partisë”.
Ai thotë se ka paralajmëruar këto arrestime që ndodhën sot.
“Nëse kjo del e vërtetë, atëherë problemi s’është veç te një palë zgjedhje.Vazhdimisht e kam thënë: manipulimi i votës është skemë kriminale”,tha ai.
Postimi i plotë:
Si duket, shumica e komisionerëve të zgjedhjeve qendrore kanë qenë të njëjtit edhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Nëse kjo del e vërtetë, atëherë problemi s’është veç te një palë zgjedhje.
Vazhdimisht e kam thënë: manipulimi i votës është skemë kriminale.
Vjedhja industriale e votave mund të bëhet vetëm prej grupeve të organizuara kriminale, që kanë mbështetje te disa struktura të larta partiake.
Prandaj, po, nuk kemi zgjedhje. Kemi lojë me qytetarin.
Pa një mini revolucion, nuk ecë kjo shoqëri përpara
P.S.
Arrestimet në masë, i kam paralajmëru qe disa ditë./Lajmi.net/