Fetah Paçarizi e Nait Hasani mbajnë “rekordin” për humbje votash, rezultati veç po thellohet- ja si qëndrojnë të tjerët

Prokuroria e Prizrenit në bashkëpunim me Policinë vazhdimisht kanë hetuar procesin e zgjedhjeve nacionale të zhvilluara më 28 dhjetor. Si shkak i dyshimeve për dallavere me vota, KQZ-ja më pas pati marrë vendim edhe për rinumërim të tyre. Kësisoj në pah doli fakti se shumë kandidatë për deputetë në fakt vodhën vota përmes lidhjeve të…

Lajme

23/01/2026 11:20

Prokuroria e Prizrenit në bashkëpunim me Policinë vazhdimisht kanë hetuar procesin e zgjedhjeve nacionale të zhvilluara më 28 dhjetor.

Si shkak i dyshimeve për dallavere me vota, KQZ-ja më pas pati marrë vendim edhe për rinumërim të tyre.

Kësisoj në pah doli fakti se shumë kandidatë për deputetë në fakt vodhën vota përmes lidhjeve të ndryshme.

E top kandidatët të cilëve iu ranë votat në rinumërim janë këta:

Fetah Paçarizi tani ka -6 mijë e 750 vota

Nait Hasani – 3 mijë e 333 vota

Kujtim Gashi -2 mijë 429 vota

Luljeta Veselaj- Gutaj -2 mijë e 82 vota

Arianit Çollaku – 1 mijë e 683 vota

Fadil Demaku -1 mijë e 81 vota

Enver Hoxhaj – 1 mijë e 64 vota

Gazmend Maliqaj – 1 mijë e 49 vota

Xhavit Haliti -722 vota

Ndërsa në Prizren raportohet se sot janë ndaluar rreth 100 persona e tetë prej tyre tanimë janë në ndalim për 48 orë. E në shumë komuna po vazhdon rinumërimi i votave si shkak i keqpërdorimeve më 28 dhjetor.

Në mesin e të arrestuarve raportohet se është edhe djali i ish-deputetit Nait Hasani, anipse ky i fundit nuk u përgjigj në një pyetje të tillë të parashtruar nga lajmi.net.

Deri më tani përpos konfirmimit për aksion, nga Policia dhe Prokuroria nuk u dhanë detaje shtesë./Lajmi.net/

https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/crc?municipality=0&votingStation=0&pollingClass=0&voteType=1#candidates