Putini zhvilloi takim natën vonë me të dërguarit e SHBA-së në Moskë, Witkoff dhe dhëndrin e Trump

Negociatorët kryesorë amerikanë kanë zhvilluar bisedime natën vonë mbrëmë në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, mbi një plan të hartuar nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas raportimeve, ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, i referohej bisedimeve si “të sinqerta”, por Rusia ende po shtyn përpara çështjet territorial kur bëhet fjalë për…

Bota

23/01/2026 10:36

Negociatorët kryesorë amerikanë kanë zhvilluar bisedime natën vonë mbrëmë në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, mbi një plan të hartuar nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas raportimeve, ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, i referohej bisedimeve si “të sinqerta”, por Rusia ende po shtyn përpara çështjet territorial kur bëhet fjalë për një marrëveshje paqeje.

“Më e rëndësishmja, gjatë këtyre bisedimeve midis presidentit tonë dhe amerikanëve, u përsërit se pa zgjidhur çështjen territoriale sipas formulës së rënë dakord në Anchorage, nuk ka shpresë për të arritur një zgjidhje afatgjatë”, tha ai, duke iu referuar samitit Trump-Putin të vitit të kaluar në Alaska, transmeton lajmi.net.

Fotografitë e publikuara tregojnë presidentin rus duke shtrënguar duart me të dërguarin e Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner, gjatë takimit të tyre në Kremlin.

Përpara se të nisej për në kryeqytetin rus, Witkoff kishte lënë të kuptohej se ishte optimist për perspektivën e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit, duke u thënë gazetarëve ndërsa po largohej nga samiti i Davosit: “Mendoj se e kemi ulur çështjen në një dhe kemi diskutuar variante të kësaj çështjeje, dhe kjo do të thotë se është e zgjidhshme.”/Lajmi.net/