1 serbe dhe 3 shqiptarë – Kush e përbën bordin e organizatës “YIHR” që dje e organizoi aktivitetin për Gjykatën Speciale në shkollën “Xhevdet Doda”?

Gjatë ditës së djeshme, një nga temat kryesore ishte se si Gjykata Speciale ka mbajtur ligjërata në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Në këtë ligjëratë nga nxënësit u kërkua vlerësimi i mbarëvjatjes së ligjëratës. Pyetjet madje ishin nëse ngjarja ishte e organizuar mirë a kishte mjaftueshëm informata mbi Gjykatën Speciale dhe nëse informacionet…

Lajme

23/01/2026 10:24

Gjatë ditës së djeshme, një nga temat kryesore ishte se si Gjykata Speciale ka mbajtur ligjërata në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Në këtë ligjëratë nga nxënësit u kërkua vlerësimi i mbarëvjatjes së ligjëratës.

Pyetjet madje ishin nëse ngjarja ishte e organizuar mirë a kishte mjaftueshëm informata mbi Gjykatën Speciale dhe nëse informacionet kishin qenë të kuptueshme dhe pyetje të ngjashme.

E një nga nxënësit kishte shprehur hapur pakënaqësi në lidhje me këtë çështje.

Në fund, tek komentet një nga nxënësit kërkoi lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, duke shkruar “Free Hashim Thaçi”.

Përgjegjësi kanë kërkuar disa asamblistë të PDK-së, të cilët kërkuan edhe shkarkimin e drejtorit.

Komuna e Prishtinës, konkretisht Drejtoria e Arsimit, doli me një reagim në lidhje me këtë duke treguar se aktiviteti është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR) me miratimin e Këshillit Drejtues të Shkollës, pa autorizimin e Drejtorisë së Arsimit, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, Drejtoria e Arsimit paralajmëroi masa konkrete ndaj personave që mbajnë përgjegjësi.

Në lidhje me këtë çështje, reagoi edhe shkolla “Xhevdet Doda”, të cilët e thanë poashtu se aktiviteti është organizuar nga organizata “YIHR” dhe miratimin për aktivitet e ka dhënë Këshilli Drejtues i Shkollës.

Kush është organizata “YIHR”?

Kjo organizatë e të rinjve ka programe për fuqizimin e rinisë, ballafaqimin me të kaluarën dhe ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Ajo që është më e çuditshme, është bordi i kësaj organizate që përbëhet nga një serbe dhe tre shqiptarë.

Tatjana Lazarevic është serbja që është pjesë e bordit të “YIHR”. Ajo është redaktore e portalit dhe medias Kosovo North Portal – KoSSev (www.kossev.info).

Tatjana Lazarević u shpall Personi i Vitit në vitin 2018 nga shumica e redaksisë së revistës javore të lajmeve të bazuar në “Beograd Vreme”. Redaksia e portalit KoSSev fitoi çmimin gazetaresk “Dusan Bogavac” për etikën dhe guximin në vitin 2018.

Në portalin “KoSSev“, ka artikuj ku Kosovës i referohet si “Kosova dhe Metohia”. Po ashtu promovohen programe e evente kulturore propagandistike.

Pjesë tjetër e bordit janë edhe tre shqiptarët: Vjosa Musliu, Serbeze Hazhiaj dhe Korab Krasniqi.

Përgjegjësi kanë kërkuar disa asamblistë të PDK-së, të cilët kërkuan edhe shkarkimin e drejtorit.

Deputeti i zgjedhur, Artan Behrami, ishte i ashpër me reagim.

“E pabesueshme! Ligjeratë qysh UÇK-ja qenka organizatë e përbashkët kriminale a? Qysh, UÇK-ja ka bërë spastrim etnik në Kosovë a? E firkshme! Ftoj të gjithë prindërit që të mos lejojnë pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në këto ligjerata! Ftoj të gjitha institucionet e Arsimit të Ulët dhe të Lartë që të refuzojnë çfarëdo bashkëpunimi me këtë gjykatë”, ka shkruar Behrami./Lajmi.net/