Lladrovci i gëzohet suksesit të Kosovës në Davos: Kur të do Amerika, të do edhe Zoti
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart përfshirjen e Kosovës si një nga shtetet themeluese të “Bordit të Paqes”, nismë kjo e ndërmarrë në Davos të Zvicrës, ku presidenti amerikan Donald Trump mori nënshkrimet e 19 shteteve të para. Sipas Lladrovcit, pjesëmarrja e Kosovës në këtë bord dhe nënshkrimi i Presidentes Vjosa…
Lajme
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart përfshirjen e Kosovës si një nga shtetet themeluese të “Bordit të Paqes”, nismë kjo e ndërmarrë në Davos të Zvicrës, ku presidenti amerikan Donald Trump mori nënshkrimet e 19 shteteve të para.
Sipas Lladrovcit, pjesëmarrja e Kosovës në këtë bord dhe nënshkrimi i Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu përbëjnë një nder të veçantë për pavarësinë e vendit dhe dëshmojnë edhe një herë se Kosova është një histori suksesi në arenën ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.
Ai theksoi se statusi i Kosovës si shtet themelues i “Bordit të Paqes” është vlerësim për të gjithë qytetarët dhe një dëshmi se vendi po merr rol aktiv në promovimin e stabilitetit dhe paqes, veçanërisht në rajone të konfliktit si Gaza, me synimin për të kontribuar në zgjidhjen e konflikteve globale.
Postimi i plotë:
Në Davos të Zvicrës, Presidenti Trump mori nënshkrime nga 19 shtetet e para për “Bordin e paqes”. Prania e Kosovës në këtë bord dhe nënshkrimi i Presidentes Osmani-Sadriu si pjesë e shteteve themeluese, është nderim për pavarësinë tonë, i pëlqeu dikujt apo jo, po dëshmohet edhe një herë se Kosova është storje suksesi.
Kosova si shtet themelues i “Bordit të paqes”, është vlerësim për të gjithë ne, për më shumë, Kosova po bëhet pjesë e stabilitetit dhe paqes në rajone të konfliktit, sidomos në Gaza, me qëllim të zgjerimit me rol për zgjidhjen e konflikteve globale.
Kosova është e bekuar nga përkrahja amerikane. Një mik imi që jeton përtej oqeani thotë: Kur të do Amerika, të do edhe Zoti. Presidenti Trump, nuk besoj se ndalet këtu!/lajmi.net/