Pas takimit me Trumpin, Zelensky thotë se dokumenti për garancitë e sigurisë është “i përfunduar”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të enjten se një dokument me Shtetet e Bashkuara që ka të bëjë me garancitë e sigurisë për Ukrainën është “i përfunduar”. Zelensky foli para gazetarëve në Davos të Zvicrës, pasi në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror u takua me një ekip përfaqësues të ShBA-së, pjesë e të cilit…

Bota

22/01/2026 18:48

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të enjten se një dokument me Shtetet e Bashkuara që ka të bëjë me garancitë e sigurisë për Ukrainën është “i përfunduar”.

Zelensky foli para gazetarëve në Davos të Zvicrës, pasi në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror u takua me një ekip përfaqësues të ShBA-së, pjesë e të cilit ishte edhe presidenti Donald Trump, raporton televizioni BBC.

Kur u pyet nëse ka siguruar marrëveshje për garancitë e sigurisë, Zelensky tha se jo, por ata e kanë “përfunduar me dokumentin” dhe tani ai duhet “të nënshkruhet nga palët, nga presidentët, dhe pasjta do të shkojë në kuvendet kombëtare”.

Më herët, Zelensky tha se, në vend se të qëndrojë e bashkuar kundër Rusisë dhe në vend se të bëhet vërtet një fuqi botërore, Evropa mbetet “një kaleidoskop i fragmentuar i fuqive të vogla dhe të mesme”.

Ai gjithashtu i kritikoi kompanitë amerikane dhe evropiane që nuk po e ndërpresin shitjen e pjesëve përbërëse të raketave në Rusi.

Presidenti ukrainas i falënderoi udhëheqësit perëndimorë për ngrirjen e aseteve ruse, por shtoi se kur erdhi koha që ato të përdoreshin për ta mbrojtur Ukrainën, një gjë e tillë u bllokua.